Atletico Madrid është mësuar me fitoret minimale.
Mjafton një gol i shënuar dhe më mbrojtje e hekurt dhe shumë sakrifica për të ruajtur deri në fund avantazhin.
“Colchoneros” iu falën golit të Alvaro Moratës në minutat shtesë për të siguruar tri pikët në fushën e Gironas. Atletico është ngjitur në vendin e tretë në La Liga.
Kjo ishte fitorja numër 100 me rezultatin 1-0 për Diego Simeonen në stolin e skuadrës kryeqytetase.
Edhe pse ai kritikohet shpesh për futbollin aspak tërheqës, “El Cholo” ndihet krenar për efikasitetin e djemve të tij.
“Shumë strategë që preferojnë lojën e bukur, bien dakord që fitorja 1-0 është shumë e mirë. Sigurisht që është bukur të fitosh edhe kështu.
Përqendrimi ndryshon, ndërkohë që nuk mungon tensioni në të dy fazat e lojës. Kur ruan portën e paprekur, shfaqet në një moment edhe talenti për të fituar takimin”, deklaroi Simeone.
Trajneri argjentinas qëndron në pankinën e Atletico Madrid prej dhjetorit të vitit 2011. 52-vjeçari ka drejtuar skuadrën spanjolle në 615 ndeshje.
Top Channel