Zyrtarët thanë se zjarri tmerrshëm i 5 marsit shpërtheu në disa pika të ndryshme njëherazi, çka provon se ishte një akt i planifikuar.
Zjarri ka lënë të pastrehë mijëra refugjatë Rohinga në kampin e Bangladeshit, teksa ka shkatërruar mbi 2,000 streha dhe 90 ndërtesa, duke përfshirë qendra kujdesi shëndetësor, shkolla e xhami.
Më shumë se 1 milionë refugjatë Rohinga jetojnë ne tenda ose kasolle bambuje të veshura me shtresa plastike, në zonën Bazar, shumica e të cilëve i largohen shtypjes nga regjimi ushtarak që u vendos në Minmar në 2017.
“Ishte një akt i planifikuar sabotazhi,” tha zyrtari qeverisë lokale Abu Sufian, drejtues i qendrës së hetimeve me shtatë anëtarë.
Ai tha se zjarri kishte shpërthyer në disa pika njëherazi, që do të thotë se ishte i planifikuar. Sufian shtoi se ka tentativa të vendosjes së kontrollit brenda kampeve nga banda të ndryshme, por nuk përmendi emra të grupeve.
“Të paktën pesë vende morën flakë në një periudhë të shkurtër, ndërsa ditën para zjarrit kishte të shatëna apo përleshje për dominim brenda kampit. Ndërsa disa njerëz ndalonin refugjatët të fiknin zjarrin, duke lejuar djegien e strehimeve”, shtoi Sufian.
“Ne rekomandojmë hetime të mëtejshme të agjencive të ligjit për identifikimin e grupeve përgjegjëse për incidentin”, tha ai duke shtuar se raportimi bazohet në dëshminë e rreth 150 dëshmitarëve.
Top Channel