Punonjës mbeturinash nga jugu i Francës pastrojnë Parisin pas grevave (fotot)

14/03/2023 18:31

Punonjës mbeturinash nga krahina jugore franceze Var punonin sot në rrugët e Parisit, pas nëntë ditë grevash e protestash kundër reformës së pensioneve.

Mijëra ton mbeturina janë akumuluar në rrugët e Parisit pas grevës së punonjësve të pastrimit, teksa ministria po sjell përforcime nga rajone të tjera.

Tre impjante inceneratorësh në periferi të kryeqytetit janë prekur nga grevat teksa rrugët mbeten të mbushura me qese të zeza dhe mbeturina nga protestat e ashpra të ditëve të fundit.

Agjencia shtetërore e mirëmbajtjes Syctom tha se po ndryshonte itineraret e kamionëve të pastrimit, teksa zonat qendrore janë më të prekura nga trazirat.

Ata shtonin se zonat që shërbehen nga kompani private pastrimi nuk janë prekur nga grevat.

Sindikata e fuqishme CGT refuzon planet e qeverisë me zgjatjen me dy vjet të moshës së daljes në pension, edhe pse punonjësit e këtij sektori dalin në pension në moshën 57 vjecare prej kushteve të vështira të punës.

Në Francë pritshmëria e jetës së punonjësve të mbeturinave është 12-17 më e ulët se mesatarja, argumenton sindikata CGT.

Studenti 18-vjecar Christophe Mouterde tha për rrjetin AFP se punonjësit e mbeturinave janë viktimat e para të reformës së pensioneve, pasi e nisin punën të rinj. “Kjo është shumë më e vështirë se ata që rrinë ulur në zyrë”, tha ai.

Kuzhinieri Romain Gaia, i cili punon në zonën qendrore ku koshët nuk janë zbrazur, tha se gjendja është e tmerrshme pasi po shtohen minjtë dhe parazitët.

FOTO GALERI
2/6
Sindikata e fuqishme CGT refuzon planet e qeverisë me zgjatjen me dy vjet të moshës së daljes në pension

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA