Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas u ndal edhe te çështja Negreira gjatë prononcimit për shtypin spanjoll.
Barcelona ndodhet nën hetim se i ka paguar 7 milionë euro Jose Maria Enriquez Negreira.
Ky i fundit mbante postin e zëvendëspresidentit të komitetit teknik të arbitrave në periudhën 2003-2018.
“Më vjen turp. Aktualisht nuk ekziston asnjë lloj shpjegimi në lidhje me atë që ka ndodhur.
Nuk mbaj mend më parë një moment krize institucionale. Nuk është në rrezik vetëm reputacioni i Barcelonës, por edhe ai i ekipeve të tjera. Ky është momenti më i keq në historinë e futbollit spanjoll”, deklaroi Tebas.
Gjatë prononcimit për Movistar, kreu i La Liga-s komentoi edhe VAR-in. Tebas pretendon që njerëzit që punojnë me teknologjinë të jenë të pavarur dhe të duhurit./ SuperSport
Top Channel