Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten

14/03/2023 17:49

Një Botëror “extra large”. I tillë do të jetë ai që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në verën e 2026-ës.

Vendimi i FIFA-s pritet të merret më 16 mars në Kongresin e 73-të të qeverisë botërore të futbollit, e cila do të mbahet në Ruanda.

Kështu është tashmë e sigurt që Botërori i 2026-ës do të organizohet me pjesëmarrjen e 48 skuadrave, nga 32 që marrin pjesë aktualisht. Thënë ndryshe, një rritje me 50%.

Gjithashtu, ndryshe nga ideja e parë e 16 grupeve me tre skuadra, duket se FIFA ka vendosur të mbajë grupet me 4 skuadra dhe të formojë vetëm 12 të tillë.

Nga kjo fazë kalojnë dy më të mirat e çdo grupi dhe tetë vendet e treta më të mira, për të plotësuar 32 ekipe, që do të vijojnë me fazën me eliminim direkt në 1/16-at.

Me një format të tillë, FIFA parashikon të rritë numrin e ndeshjeve nga 64 në 104, e në mënyrë proporcionale, pritet të rriten edhe të ardhurat nga Kupa e Botës 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA