Marina e Kolumbisë hasi së fundmi një pamje të zymtë kur sekuestroi një nëndetëse fantazëm me dy trupa të vdekur në bord, si dhe me rreth 87.7 milionë dollarë në kokainë, sipas vlerës së tregut të drogave.
Zyrtarët llogarisnin se kishte më shumë se 2.6 ton kokainë në mjetin 15 metra të gjatë, që u gjet duke pluskuar pranë në brigjeve kolumbiane të paqësorit.
Dy të mbijetuar u gjetën gjithashtu në mjetin ilegal, të cilët ishin në gjendje të rëndë dhe kishin nevojë për trajtime serioze mjekësore.
“Pasi lokalizuam nëndetësen, ushtria gjeti dy individë në gjendje të rëndë shëndetësore që ishin mbi mjetin”, tha ministria kolumbiane e mbrojtjes, duke shtuar se në nendetëse duhet të kishte ndodhur një aksident me krijim të tymrave toksike.
“Dy personat u transmetuan në barkën e afërt te ushtrise ku iu dha ndihma e parë. Dy të mbijetuarit, dy trupat dhe ngarkesa e kokainës u sollën në qytetin Tumaco ku u bë inventari me prokurorët”, thuhej në deklaratë.
Qeveria kolumbiane ngriti lart përpjekjet e ushtrisë në ndalimin e kalimit të drogave në treg, duke thënë se me shumë se 6 milionë doza ishin mbajtur larg tregjeve ilegale.
Nëndetësja është vetëm nga tre të sekuestruara kohët e fundit, që sipas qeverisë i përkasin forcave rebele FARC, me tendenca të ekstremit të majtë.
Grupi ka nisur të ndërtojë që njihen tashmë si narko-nëndetëse, të cilat notojnë gjysmë të zhytura në ujë për të shmangur zbulimin.
Top Channel