26/12 08:12
Mateo Kovacic mund të largohet në verë nga Chelsea, që ka mundësinë e fundit për ta shitur mesfushorin para se të dalë lojtar i lirë.
Kroati, së fundmi, i është ofruar klubit italian të Milanit. Mediat në Gadishullin Apenin shkruajnë se ka pasur edhe një takim në Londër.
Takimi ndodhi gjatë mesjavës, kur kuqezinjtë u përballën me Tottenham në Champions League.
Maldini e Massara e kanë pritur mirë dëshirën e Kovacic për t’u rikthyer në Milano, ku më parë ka luajtur me Interin.
Drejtuesit e kuqezinjve do të shohin aspektin financiar, për të ndërmarrë hapin tjetër drejt kroatit.
28-vjeçari, i cili fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në Katar 2022, përfiton 3.2 milionë euro në sezon./ SuperSport
Top Channel