Një burrë nga Chicago në SHBA është akuzuar për vrasjen makabre me thikë të ish-të dashurës së tij në një platformë stacioni treni, pasi viktima e emëroi atë si autor para vdekjes, tha policia vendase.
31 vjeçari Alejandro Arellano, u arrestua të dielën për vrasjen e 26 vjeçares Samantha Maldonado.
“Të gjitha provat e kësaj cështjeje erdhën nga viktima e ndjerë, ajo emëroi Arellano si autor para të humbte jetën nga plagët,” tha kreu i policisë Eric Carter në një konferencë shtypi, sipas rrjetit vendas ABC 7 Chicago.
Prokurorët thanë se Arellano e Maldonado kishin qenë kolegë në një marrëdhënie për rreth gjashtë muaj para se të ndaheshin një javë më parë.
Të shtunën e shkuar çifti ishin parë të ulur në barin Miller’s Pub në qendër të Chicago.
Por pak para orës së mbylljes në 1 të mëngjesit Maldonado ishte parë të dilte me vrap nga bari, ndërsa Arellano e ndiqte nga prapa.
Vajza ishte përpjekur të shpëtonte nga ndjekësi i saj në stacionin e trenit Chicago Transit teksa kamerat e sigurisë kishin regjistruar Arellano që nxirrte një thikë me palosje nga xhepi.
Maldonado kishte tentuar të merrte një tren që ndaloi në platformë për të shpëtuar por ish-i dashuri e kishte ndaluar ta bënte duke e shtyra larg dyerve të hapura.
Treni më pas ishte nisur duke lënë në platformën e zbrazur Maldonado vetëm me Arellano. Në videot e kamerave të sigurisë prokurorët thanë se shihej që Maldonado kishte tentuar të largohej, kur Arellano e kishte sulmuar.
I akuzuari i ishte afruar viktimës nga prapa dhe e kishte goditur disa herë me thikë.
E plagosur për vdekje Maldonado ishte larguar nga sulmuesi duke zbritur një palë shkallë, ndërsa Arellano kishte marrë një tren dhe u nis për në shtëpi.
Vajzës së rrëzuar në rrugë i kishin ardhur në ndihmë kalimtarë që e kishin pyetur kush të goditi me thikë, dhe Maldonado ishte përgjigjur: “Alejandro.”
Vajza kishte identifikuar sulmuesin dhe me mjekët e ambulancës që po e dërgonte në spital, ku pak më vonë u shpall e vdekur.
Arellano do të dalë në gjyq më 31 mars.
Mediat vendase si Fox 32 Chicago, thanë se vrasesi ishte arrestuar edhe në 2014 për sulm me thikë.
Top Channel