Festa e Ditës së Verës ka kulmuar sot në Elbasan, qytetin e traditës.

Rrugët dhe parqet janë të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit.

Me dhjetëra aktivitete po mbahen, ndërsa fëmijët janë me veshur me kostume.

Festivali i Ballokumes, risi e këtij viti, do të zhvillohet në qendër të qytetit ku të gjithë do të kenë mundësi të provojnë  ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase. Ndërkohë ky është panairi i zejeve, i cili sjell traditën e çdo zone, nga Shpati deri në Labinot Mal.

Kjo festë sjell çdo vit në Elbasan qytetarë nga të gjitha zonat e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA