I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak në një intervistë për RTS ka thënë që pa Asociacion nuk ka marrëveshje për planin e zbatimit.

Sipas mediave serbe kjo intervistë do të publikohet e plotë më vonë dhe se aty Lajçak ka thënë se parakusht themelor për zbatimin e planit evropian është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për deklaratën e emisarit evropian thotë që plani i zbatimit duhet të negociohet.

“Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne e dimë qëndrimin e Serbisë, por unë i referohem për atë që jemi marrë vesh dhe atë keni mundur ta lexoni që të gjithë. Plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër”, ka thënë Kurti.

Top Channel