Vendimet e Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj: Ligj që bizneset të punësojnë persona me aftësi të kufizuara

13/03/2023 13:43

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për shtyp, njoftoi vendimet e Këshillit të Ministrave ku është vendosur me ligj që çdo biznes që ka një numër të konsiderueshëm punonjësish do duhet t’i japë mundësinë edhe personave me aftësi të kufizuara.

Ibrahimaj deklaroi se tashmë personat me aftësi të kufizuara do të punojnë në biznese të ndryshme, vendim i cili do të ndikojë në nxitjen e punësimit.

“Ligji për nxitjen e punësimit do të jetë një vendosje barazie për çështjet sociale. Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar. Do japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar”, tha ministrja.

Për sa i përket taksës së jashtëzakonshme ministrja u shpreh se do të shpërndahet për personat e kategorisë së nevojshme.

“Kemi deklaruar se taksa e jashtëzakonshme do të mblidhet dhe do të shpërndahet për kategoritë që kanë nevojë dhe pensionistët”, tha Ibrahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA