“Truri i zhvillimit të ChatGPT”, Mira Murati, shqiptarja e suksesshme në ‘botën’ e Inteligjencës Artificiale

13/03/2023 16:40

Mira Murati, shqiptarja që së fundmi është një emër që po “korr” sukses në botën e Inteligjencës Artificial (Al), pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

Revista Global Woman, një platformë mediatike që nxjerr në pah historitë e suksesit të grave në mbarë botën, ka shkruar një artikull për Muratin, si një grua e suksesshme.

Murati cilësohet si “truri” i zhillimit të ChatGPT, një model i gjuhës së AI që ka bërë të mundur të ketë një audiencë më të gjerë duke revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. GhatGPT lejon të gjenerojë përgjigje të ngjashme me njeriun ndaj përdoruesit duke patur aftësinë për t’u përfshirë në biseda të natyrshme, të ngjashme me njerëzit. Kjo metodë është përdorur në një sërë aplikacionesh duke përfshirë chatbot për shërbimin ndaj klientit, shërbimet e përkthimit të gjuhës dhe madje edhe seancat e terapisë virtuale.

Ky model u zhvillua nga Murati dhe ekipi i saj në OpenAI. Saktësisht Mira Murati është Shefja e Teknologjisë në OpenAl, një nga institutet kryesore kërkimore në botë për sa i përket kësaj fushe.

Me talentin dhe mendimin e saj inovativ, Murati me siguri do të vazhdojë të japë kontribute të rëndësishme në fushën e AI në vitet në vijim, shkruan GlobalWomen.

Jeta e hershme dhe edukimi

Murati ka lindur në vitin 1986 në Shqipëri dhe është rritur në një qytet të vogël të Shqipërisë dhe ka qenë gjithmonë e magjepsur nga shkenca dhe teknologjia. Ajo vazhdoi studimet për informatikë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Pas përfundimit të studimeve universitare, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një diplomë Master në Shkenca Kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT).

Pas përfundimit të masterit, Murati filloi të punojë në fushën e AI. Ajo iu bashkua OpenAI në vitin 2016 dhe shpejt bëri emër si një inxhiniere e talentuar dhe novatore. Në vitin 2019, ajo u emërua si CTO e OpenAI, post që e mban edhe sot. Murati është përgjegjëse për mbikëqyrjen e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjisë së AI në institut.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA