Ish-ministrja e mbrojtjes, aktualisht ministre e Jashtme u thirr nga SPAK për privatizimin e bazës detare të Limionit, vendosur nën sekuetstro prevetive  nga Prokuroria Antikorrupsion.

Kallëzimi i dorëzuar nga ish-gjenerali Artur Mecollari, kërkon hetime edhe ndaj funksionares së lartë, por edhe ushtarakë të shtabit të përgjithshëm, që akuzohen se shpërdoruan detyrën gjatë procedurave për privatizimin e pronës së ushtrisë. Por Xhaçka, e cila është thirrur si deklaruese, para portave të SPAK, sqaroi për mediat se i ka qëndruar besnike ligjit.

“Jemi në dispozicion të drejtësisë. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës. Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”.

Ish-ushtaraku Mecollari i cili u ballafaqua javën e kaluar me ish-shefin e shtabit Bardhyl Kollçaku, edhe ky i denoncuar, i thotë SPAK-ut se porti i Limionit iu dha me qira subjekteve private, duke shkelur hapur ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA