Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona
Një muzikant ka vdekur papritur pasi humbi ndjenjat në skenë para audiencës së shokuar, gjatë performancës në një koncert në Afriken e Jugut.
Këngëtari afrikano-jugor Costa Titch vdiq nga ataku kardiak në spital pak pasi humbi ndjenjat gjatë këngëve të tij në festivalin ‘Ultra Music Festival.’
Emri i tij i vërtetë ishte Constantinos Tsobanoglou, teksa kishte marrë disa çmime që kur hyri në industrinë e muzikës në vitin 2020.
Costa kishte nënshkruar kohët e fundit me studiot e regjistrimit të artistit Akon, ‘Konvict Kulture’.
Në pamje të regjistruara të momenteve tragjike, që shumë media zgjodhën të mos i publikojnë – këngëtari në skenën e ‘Nasrec Expo’ në Johannesburg duket se rrëzohet gjatë këngës së tij.
Por i ndjeri ringrihet dhe përfundon këngën, teksa duke qëndruar para fansave që duartrokisnin, ai shembet papritur përdhe.
Familja e tij konfirmoi më vonë humbjen e jetës teksa falënderonte fansat për mbështetjen.
“Vdekja tragjikisht na ka trokitur në derë, duke na marrë djalin tonë të dashur, vëllanë e nipit e shkëlqyer”.
“Familja Tsobanoglou ju falënderon për dashurinë e mbështetjen që i keni dhënë djalit tonë”, shkruanin familjarët.
Kohët e fundit Costa kishte folur për gëzimin që kishte nënshkruar me studiot Konvict Kulture.
Ai thoshte: “Pas suksesit të katalogut të 2022 mendova se është koha të bashkohem me një kompani të madhe për të punuar në shkallë ndërkombëtare”.
Top Channel