Prej një jave festohet me rastin e Ditës së Verës, aktivitete të cilat kulmojnë në 13 dhe 14 Mars.
Në qytetin e traditës, në Elbasan festohet masivisht. Rrugë parqe, lulishte janë të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit dhe më bukur festojnë fëmijët. Por mbi të gjitha ata mësojnë traditën e qytetit të tyre për ta përçuar atë brez pas brezoi.
Festimet kulmojnë me koncertin e madhe të Natës së Verës, mbrëmjen e 13 Marsit, ndërsa 14 Marsi sjell me mijëra vizitorë në Elbasan për të ndjekur, jo vetëm me dhjetëra aktivitete, por edhe për të festuar ashtu sikurse e do tradita. Festivali i Ballakumes, risi e këtij viti, do të zhvillohet në qendër të qytetit ku do të keni mundësi të provoni ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase Ndërkohë ky është panairi i zejeve, i cili sjell traditën e çdo zone, nga shpati deri në Labinot Mal.
Top Channel