Miliarderi japonez i grupit global 7-Eleven, vdes në moshën 98 vjeçare (fotot)

13/03/2023 17:01

Miliarderi japonez Masatoshi Ito, i cili ktheu grupin e dyqaneve 7-Eleven në një perandori globale biznesi, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, njoftojnë përfaqësuesit.

Ai kishte vdekur të premten e kaluar “nga mosha e vjetër” thuhej në deklaratën e kompanisë Seven & i Holdings.

“Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë për dashamirësinë e tij kur ishte gjallë”, shtohej më tej.

Në të gjithë botën ka rreth 83,000 markete ‘7-Eleven’, çereku i të cilave gjenden në Japoni.

Në vitin 1956, besohet se Ito mori dyqanin e tij të parë që drejtohej nga xhaxhai tij.

Ai e quajti atë më pas Ito-Yokado duke e kthyer në një zinxhir dyqanesh ushqimi e veshjesh.

Ito-Yokado, lidhi më pas një kontratë bashkëpunimi me kompaninë amerikane 7-Eleven dhe hapi dyqanin e parë 7-Eleven në Japoni në vitin 1974.

Kompania e Ito mori më pas kontrollin të gjithë kompanisë amerikane në 1990.

“Më pyesin shpesh si ia dole që more kontrollin, me punë apo thjeshtë kishe fat. Përgjigja është pak nga të dyja,” ka thënë Ito në një intervistë.

“Isha me fat që hapa një biznes pas luftës, në një kohë kur në Japoni po krijohej një shoqëri e konsumit të gjerë”.

Ito thoshte se është influencuar nga miqësia me mjeshtrin austriako-amerikan të biznesit Peter Drucker.

“Në vitet e para të marrëdhënies së tij me Dr Drucker, ata takoheshin në Amerikë ose në Japoni dhe kalonin shumë kohë duke diskutuar për ekonominë,” thuhet në një artikull të shkollës së biznesit Drucker , e cila liston Ito si një donator kryesor.

FOTO GALERI
1/3
Në të gjithë botën ka rreth 83,000 markete ‘7-Eleven’, çereku i të cilave gjenden në Japoni.

Top Channel