Familja e pilotit grek që vrau gruan, humbasin kujdestarinë e bijës së vogël (fotot)

13/03/2023 17:38

Prindërit e një vrasësi që mbyti gruan e tij në Greqi dhe përpiqej ta bënte të dukej si grabitje, kanë humbur sot betejën ligjore për kujdestarin e bijës 3 vjeçare të çiftit, sipas raportimeve nga vendi.

34 vjeçari Babis Anagnostopoulos, po kryen burgim të përjetshëm për vrasjen e 20 vjeçares Caroline Crouch, në shtëpinë e tyre në Athinë në 2021.

Ai kishte vrarë gruan kur ajo kërcënonte se do ta linte, para se të vriste dhe qenin e shtëpisë, teksa sajoi një histori të sofistikuar për “disa sulmues që i kishin grabitur”.

Por rrjedhimisht Anagnostopoulos u zbulua nga të dhënat e aparateve elektronike derisa pranoi krimin makabër pas marrjeve të gjata në pyetje.

Tashmë dy vjet pas vdekjes së Caroline, një gjykatë në Athinë ka vendosur se prindërit Anagnostopoulos nuk do të kenë kujdestarinë e bijës së vogël Lydia.

Atyre u është dhënë vetëm një orë akses në javë te mbesa me anë të video-thirrjeve në rrjet.

Avokati i familjes së viktimës Thanassis Haramanis tha për rrjetin britanik The Sun: “Është ajo çka kishim kërkuar “.

E vogla do të jetojë tashmë në Filipine, me nënën dhe motrën e viktimës Caroline, e cila ishte me origjinë britaniko-filipinase.

Ndërkohë raportohet se Anagnostopoulos po punon për reduktimin e dënimit të tij 27-vjeçar, duke argumentuar se “nuk janë marrë parasysh rrethanat lehtësuese të krimit”.

Babai i Caroline, nga Liverpool, David thotë se ish-dhëndri i tij është i përçmuar për sjelljen.

“Është e përçmueshme që vrasësi i bijës time të kërkojë të reduktojë dënimin megjithë krimin mizor që ka kryer. Burrat që vrasin gratë e tyre janë në rangun më të ulët, njëlloj me pedofilët”, shtoi David.

FOTO GALERI
1/3
Ai kishte vrarë gruan kur ajo kërcënonte se do ta linte, para se të vriste dhe qenin e shtëpisë, teksa sajoi një histori të sofistikuar për “disa sulmues që i kishin grabitur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA