Blerjet e ushqimeve dhe fenerëve tradicionalë të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë nisur ne Egjipt, teksa në tregun e qytetit të vjetër në Kairo vërehet shtrëngimi i çmimeve prej krizës.
“Ramazani sivjet është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të çmimeve, ato janë më shumë se dyfishuar”, thotë blerësi vendas Kareem Sayed.
Shitësi i fenerëve tradicionalë Ahmed El- Shemy, gjithashtu tha se çmimet janë rritur por shtoi se ‘nuk dëshironte të ankohej’.
“Çmimet e disa lodrave nisin nga 300 paundë egjiptianë [$10] deri në 1000 paundë [$34] si për shembull ‘Passant’, ‘Diasti’, apo ‘Bakkar’”, tha shitësi duke iu referuar personazheve të njohura të një seriali për fëmijë mbi Ramazanin.
El-Shemy shtonte më tej: “Volumi i shitjeve ka rënë por gjithsesi është mirë. Prej rritjes së çimeve njerëzit i japin prioritet gjërave të tjera të ramazanit siç është ushqimi, dhe blerjes së fenerëve”.
Prodhuesit e zbukurimeve tradicionale të muajit musliman të reflektimit e sakrificës, thonin se shitjet janë reduktuar me të paktën gjysmën e tyre dhe kjo bën që gëzimi i festës të ndjehet më pak sivjet.
Top Channel