Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm me një gjobë dhe dhuna vazhon prej një viti e gjysëm. Prokuroria e sorollat për denoncimin që ka bërë duke e çuar herë te OPGJ-ja i policisë e herë te OPGJ-ja i prokurorisë.

Lule Uka nga fshati Miliskai Fushë Krujës, ankohet në emisionin Fiks Fare se komshiu e dhunon, por shteti nuk bën asgjë. Ajo tregon se pas denoncimit të saj kundrejt komshiut dhunues, masa e vetme që u morë ishtë duke e gjobitur atë. Ka qenë nata e ndërrimit të viteve kur Lule Uka bashkë me të shoqin u dhunuan nga komshiu brenda shtëpisë së tyre.

Shkak i zënkave të komshinjve është bërë një kanal mes dy pronave respektive, por që familja Uka e ka lënë të lirë komshiun të bëhet siç do ai. Por edhe pas këtij mirëkuptimi nga familja Uka dhuna nuk është ndalur. “Madje provat janë ende në shtëpinë time, shapka e tij është ende aty” pohon me lot në sy denoncuesja.

Por problemi në gjithë këtë është se ajo edhe pse e ka denoncuar dhunuesin , policia dhe prokuroria nuk po bëjnë asgjë. Në të dyja institucionet nuk merr përgjigje për kallëzimin e saj, por e sorollasin sa andej këtej. Me lot në sy ajo shprehet se i është drejtuar Fiksin si zgjidhja e vetme pasi ajo dhe familja e saj ndjehen të kërcënuar.

Lulja jeton në kushte të këqija ekonomike me tre vajzat e mitura dhe bashkëshortin, dhe për mosveprimin e policisë pretendon se komshiu dhunues ka lidhje me policinë ndaj dhe çështja zvarritet.

Sorrollatjes e Lule Ukës Fiks Fare i faktoi me pamje , ku denoncuesja shkon të interesohet pranë Komisariatit të Policisë Krujë, në të cilin ka bërë dhe kallëzimin. Por i thonë se ka kaluar në prokurori. Ndërkohë Lulja interesohet edhe në prokurori , ku kërkon të takojë prokuroren Eliora Elezi, por që nuk e takon.

Sekretarja e njofton se dosja i ka kaluar oficerit të zonës (SPZ-së) i cili është Gentian Çitozi. Ai i pohon se dosjen nuk e ka ai, pasi ka qenë tjetër kush që i ka marrë deklaratën. ” Unë jam SPZ-ja i zonës tënde, por që unë nuk e kam dosjen pasi ne këtu jemi 8 persona. Nuk e di kush ka qenë, se po ta kisha unë do të njoftoja” shprehet specialisti Çitozi. Ndërkohë që SPZ-ja që ka marrë deklaratën pohon se e ka dërguar në prokurori.

Sërish Lule Uka i drejtohet Prokurorisë Krujë, ku nga sekretarja mëson prapë se dosja i ka kaluar një tjetër OPGJ-jë , Dionis Bejko. Madje sekretarja e drejton prapë drejt komisariatit për t’u njohur me OPGj-në. Edhe njëherë tjetër Lulja shkon të njihet me oficerin që ka çëhtjen e saj. Në takim me oficerin Bejko ai i pohon se nuk i ka shkuar ende dosja e saj dhe pikërisht po atë dite sa ishte kthyer nga prokuroria dhe nuk i kishin deleguar dosjen e Lules.

Pra edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi që Lule Uka ka bërë kundrejt komshiut dhunues , ajo sorollatet sa në komisariat e në prokurori pa marrë një përgjigje për rastin e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA