Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy kosovarë dhe një turk, tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara

13/03/2023 15:54
Foto ilustruese

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll më të detajuar, 3 shtetas, për të cilët kishin dyshime se kishin paraqitur dokumente false.

Pas verifikimeve rezultoi se dokumentet që kishin paraqitur këta shtetas, për të dalë jashtë Shqipërisë, ishin të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit Sh. H., 37 vjeç, F. H., 23 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe M. S., 39 vjeç, banues në Turqi.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA