U vra koka e grupit kriminal pasi informuan kundërshtarët e tyre/ Daily Mail: Tradhtia e 007-ave shqiptarë të financuar nga Londra

12/03/2023 11:08

Në një hetim ekskluziv, tabloidi britanik Daily Mail, raporton se informatorë të kompromentuar shqiptarë të një njësie të shërbimit sekret që operonte brenda SHISH-it, të financuar nga britanikët, që nga viti 2000, kanë arritur të dekonspirojnë operacionet dhe kalojnë informacionet sekrete grupeve rivale të  tregtisë së drogës, pikërisht atyre që kishin objektiv.

Operativë të korruptuar të njësisë sekrete të quajtur “Merlin”, kanë shkaktuar edhe vrasjen e një personi në kuadër të larjes së hesapeve mes dy grupimeve rivale  të drogës, sipas tabloidit britanik.

Të paktën dy informatorë të tjerë të kësaj njësi sekrete kanë  kaluar informacion sekret tek grupet kriminale që ata përgjonin. Njësia “Merlin” e krijuar brenda shërbimit sekret shqiptar, SHISH në vitin 2000 pikërisht në kohën kur kanë filluar grupet kriminale shqiptare të operonin në Britani.

Kjo njësi paguhej nga taksapaguesit britanikë që nga krijimi i saj, dhe pjesëtarët e saj janë trajnuar në Britani, ndërkohë që aktiviteti i departamentit  monitorohej  nga një oficer kontakti i vendosur në Ambasadën britanike në Tiranë.

Pjesë nga artikulli i Daily Mail

Informacionet sekrete më pas dërgoheshin në Londër, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Kjo njësi ka qenë sekrete për 16 vjet dhe  deri në vrasjen e një pjesëtari të një klani kriminal në konflikt me një  tjetër klan që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në Evropë dhe Britani.

Forin Office nuk ka pranuar të prononcohet për këtë lajm, as Shërbimi Informativ shqiptar. Ky lajm vjen në një kohe kur kryeministri Rishi Sunak ka njoftuar angazhimin e tij për financime të reja për të luftuar krimin e organizuar shqiptar dhe migrimin e jashtëligjshëm drejt Britanisë.

FOTO GALERI
1/8
Anëtari i familjes Kastrati, Denis Kasaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA