Platforma Tik Tok përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë nga të gjitha moshat, por shqetësuese është përmbajtja e videove me dhunë apo fjalor të papërshtatshëm, që postohen dhe shihen lirisht nga fëmijët e adoleshentet.

Kjo platformë po përdoret për të reklamuar edhe paligjshmërinë. Lehtësisht në Tik Tok përballesh me video me përmbajtje kriminale siç është është prostitucioni përmes qendrave të masazheve, parat false apo dhe kalimi ilegalisht për në Angli.

“Promovon rrugët e shkurtra, të shpejta, abuzive sepse njerëzit duan të pasurohen më shpejtë, duan të jenë më shpejtë ndaj të tjerëve. mungesa e përmbajtjes i bën ata të paqëndrueshëm sepse këto janë gjëra që dështojnë shumë shpejtë sapo kërkohet një reagim tjetër ose me i qëndrueshëm, i bën ata që të jenë të manipulueshëm por jo të suksesshme“, tha sociologu Edmond Dragoti.

Rrjetet sociale po influencojnë reklamimin e një jete luksoze, ndryshe nga realiteti. Gjithkush përpiqet që të tregojë jo veten por atë që shoqëria do të pranonte.

“Kjo deformon edhe kulturën e shoqërisë në përgjithësi, bën që njerëzit që kërkojnë të përshtaten me një situatë të caktuar ose me të sotmen ndërkohë që ajo nuk është premtuese për të ardhmen. një shoqëri e tillë që përpiqet të tregohet ndryshe nga ç’është në vetvete është pa një të ardhme të qëndrueshme dhe kjo e bën shumë të thyeshme situatën në marrëdhëniet njerëzore”, theksoi Dragoti.

Ndjekja e modeleve që paraqiten ne rrjetet sociale si dhe marrja e informacioneve pa asnjë lloj filtri po dëmton më së shumti të rinjtë, të cilët po përshihen në situata dhunë si dhe po preken nga probleme të shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA