Qytetarët të cilët kanë gurë në veshka dhe u duhet  t’i bombardojnë ato, vazhdojnë të sorollaten nëpër QSUT pasi aparatura e cila bën thyerjen e gurëve është prishur që në muajin tetor dhe askush nuk interesohet për ta riparuar atë .

List pritja e pacientëve që kishin nevojë për këtë aparaturë ka qenë 350 ndërsa aktualisht janë 240 pacientë të cilët presin që të heqin gurët.

Disa prej tyre i janë drejtuar klinikave private, ku kostot edhe pse janë të larta prevalojnë kundrejt dhimbjeve të forta dhe të padurueshme tek pacientët.

Madje kështu shprehen ata jashtë mikrofonit për Top Channel  se aparatura nuk riparohet me qëllim transferimin e pacientëve tek klinikat private.

Ata të cilët nuk durojnë as dhimbjet dhe nuk përballojnë dot kostot detyrohen të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale kur nuk është e nevojshme nëse aparatura do të funksiononte.

Kanë kaluar tanimë 5 muaj ku aparatura që bën bombardime gurëve në veshka nuk është riparuar dhe nuk ka ende asnjë përgjigje se kur do të vihet në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA