Problemet në veshka janë ndër patologjitë e shtuara tek pacientët vitet fundit.

Kjo për faktin se veshka lidhet edhe me dy sëmundje të rëndësishme siç është diabeti dhe hipertensioni. Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave, mjekët nefrologë u kërkojnë qytetarëve të bëjnë kujdes me këtë organ të rëndësishëm i cili vuan në heshtje dhe vetëm kur është dëmtuar funksioni i saj atëherë ndihen pasojat. Ata kanë ofruar falas matje tensioni dhe matje glicemie.

“1 në 10 adult në Shqipëri dhe në Evropë janë të prekur nga veshkat, vuajnë nga ajo që quhet sëmundje renale konike dhe kanë një reduktim të funskionit renal. Një pjesë e këtyre janë edhe pacientë dialitikë që do të thotë se kanë një humbje të plotë të funksionit të veshkave. Në fazat  e hershme dëmtimi renal është i heshtur nuk është simtomatik, por është vetëm në fazat e avancuara kur kemi një dëmtim tani të parikthyeshëm të veshkave, që shfaqen edhe simptomat e para”, tha Ernisa Kokomani, mjeke nefrologe.

Një pacient që humbet funksionin e veshkës përfundon në dializë dhe pjesa më e madhe e tyre janë pacientë me diabet. Ndaj për ta nuk mjafton vetëm të masin gliceminë por të kontrollojnë dhe organe të tjera.

“Dy nga risket kryesore të sëmundjeve renale kronike janë diabeti dhe hipertensioni. 40% e pacientëve diabetikë vuajnë dhe diagnostikohen me sëmundje renale të veshkave dhe 50% të pacientëve tonë dialitik janë në fakt diabetik”, shtoi ajo.

Mjeket nefrologë thonë se kanë dalë trajtime të reja për veshkat të cilat nuk dëmtojnë organet e tjera dhe që së shpeshti priten të mbërrijnë edhe për pacientët shqiptarë. Por qytetarët duhet të bëjnë sa më shumë kujdes derisa të shkojnë tek trajtimi, përveç shtimit të aktivitetit fizik mjekët këshillojnë edhe suhime të shëndetshëm për veshka të forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA