Kundër rritjes së moshës së pensioneve, francezët vijojnë protestat prej një jave

11/03/2023 18:37

Francezët janë të vendosur për të kundërshtuar deri në fund projektligjin e presidentit Emanuel Macron, për rritjen e moshës së  pensioneve.

Ata kanë vijuar protestat, duke shënuar ditën e shtatë. Që nga e hëna protestuesit kanë dalë në demostrata për të bërë të pamundurën që ai projektligj të mos vihet në zbatim.

Mijëra prej tyre kanë kërkuar që presidenti francez të konsultohet me popullin për vendiminf që do të marrë.

Shumë sindikata kanë dalë në mbrojtje të francezëve, duke I mbështetur në protestat masive.

“Do të jem shumë i qartë sindikata jonë do të respektojë gjithmonë ligjshmërinë, është në ADN-në tonë. Legaliteti është votimi në parlament. U kërkoj atyre që drejtojnë këtë vend, të dalin nga kjo formë e mohimit të lëvizjes shoqërore”, tha Laurent Berger – udhëheqës i sindikatës CFDT

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në Senat dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme. Me sa kuptoj, për momentin, shumica është më shumë se ankth dhe votimi i projektligjit nuk garantohet me një procedurë normale”, u shpreh Philippe Martinez- udhëheqës i sindikatës CGT

“Ne shprehim shumicën e asaj që njerëzit mendojnë në punë dhe Qeveria është krejtësisht jashtë hapit me opinionin publik. Argumentin dhe justifikimin e këtij projektligji, në fakt, i kemi ndarë të gjitha pjesë-pjesë, nuk ka mbetur asgjë që qëndron në këtë projektligj!”, tha Francois Hommeril- udhëheqës i sindikatës CFE-CGC.

Vendimi i presidentit Emanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve ka sjellë pakënaqësinë e shumë personave.

Sindikatat kanë bërë thirrje që të ketë më shumë protesta nëse nuk tërhiqet projektligji, i cili po debatohet në Senatin francez.

Macron ka kërkuar që duhet të rritet mosha e pensionit nga 62 në 64 vjeç, në mënyrë që sistemi francez i pensioneve të jetë i qëndrueshëm financiarisht në vitet e ardhshme.

Më shumë se një milion demonstrues marshuan në qytete në të gjithë Francën gjatë kësaj jave. Shoferët e trenave dhe metrove, punëtorët e rafinerisë dhe të tjerë filluan greva të pafundme kundër planit të qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA