Gjuha e agresorit! Mësuesit e rusishtes, gjuhës që nuk kërkohet më
11/03/2023 15:39
Liljana Zoga ish mësuese e rusishtes gëzohet kur rrugëve të Vlorës ndeshet me ukrainas me të cilët merret vesh.
Gjuha që ajo u ka mësuar nxënësve gjithë jetën sot nuk kërkohet më. Realitetet gjeopolitike kanë ndryshuar dhe rusishtja që ka dhënë me aq mjeshtëri është një gjuha që sot I përket agresorit.
“Më vjen keq për situatën dhe për luftën. Më pëlqen Zelensky, mundohet të çlirojë Ukrainën nga Putini. Nuk ka asnjë kërkesë nga të rinjtë për të mësuar rusishten. Mësuesit nuk e bëjnë punën me pasion e duhet të japin më shumë për nxënësit”- tha Liljana Zoga, ish-mësuese e rusishtes.
84-vjeçarja flet me pasion për gjuhët e huaja, që duhen mësuar sepse janë dritare për të parë botën
Top Channel