Një  20-vjeçar është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për falsifikim të parave që  dyshohet se i ofronte përmes platformës Tik- tok dhe i shpërndante përmes postës. 

I riu i quajtur Bjorn Beleri hapi një llogari të quajtur ‘euro false’  dhe kur policia e bllokoi pakon  me euro të porositura në telefon, gjeti prerje të ndryshme të mbështjella në  një kapak libri të emërtuar ” historia e gjuhësisë”

Posta dërgoi paratë false nga Vlora në Bulqizë dhe më pas ato u kthyen pas. por grupi i hetimit që po vëzhgon platformën “Tik Tok” edhe për një çështje tjetër e kapi të dyshuarin.

20-vjeçari sipas dosjes që ju tregua TCH këmbëngul se nuk është ai prodhuesi i eurove false. ‘

“I porosita në internet  tek një shtetas që nuk e njoh  dhe desha ti përdor për të luajtur poker me miqtë e mi, në vend të fishave që ndanim. por më pas këto para mi kërkuan dhe nuk ja fsheha faktin që ishin false dhe pa e menduar ja nisa me postë” – dëshmon i dyshuari.

Gjykata e la të lirë me arsyetimin se nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

Nga kqyrja e telefonit të të dyshuarit prokuroria e Tiranës nënvizon se zbuloi që administrator i platformës euro false ishte i riu. Ai shiste euro false  duke nisur nga shitja e 3500 eurove për 200 euro, 1 mijë euro për 100 euro dhe sugjeronte që dërgesat të kryheshin me furgonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA