Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë pasdites së sotme në aksin rural të fshatit Melan në Dibër, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë nga humbur jetën pasagjeri i automjetit Armend Spahiu.

Fillimisht ngjarja është pikasur nga kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht 20-vjeçari nuk ka arritur me shenja jete pranë spitalit rajonal të Peshkopisë.

Automjeti drejtohej nga një 18-vjeçar me emrin Roni Kata, i cili po merr mjekim në spital.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Dibër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA