Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Gjetkë nëpër botë, kjo praktikë ndodh shpesh të mos merret seriozisht.
Por në Danimarkë, arkeologët amatorë që gjurmojnë thesaret nga e kaluara me detektorë metalesh konsiderohen një aset I vërtetë, aq sa muzeu kombëtar i vendit i ka kushtuar atyre një ekspozitë që mban titullin “Jagten på Danmarkshistorien” – apo “Kërkimi i historisë së Danimarkës”.
“Ne po ndërtojmë historinë tonë së bashku”, thotë Line Bjerg, kuratorja e ekspozitës, e cila nxjerr në pah punën e jashtëzakonshme vullnetare të këtyre të apasionuarve pas arkeologjisë.
“Kjo ekspozitë praktikisht është një lloj përkëdhelie që ne i japim arkeologëve amatorë, sepse puna e tyre është vërtet e rëndësishme. Ajo që zbulojnë ata tani ndihmon të ardhmen, ndihmon që ne të ndërtojmë muze ku këto objekte të kenë mundësi ekspozimi. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë, historia jonë thuajse do të zhduket.”– tha Line Bjerg, kuratore.
“Është diçka unike vërtet, që po e ndërtojmë bashkë historinë tonë në Danimarkë, e përpos të tjerash, është edhe çështje besimi.”– tha Line Bjerg, kuratore
Në vendin skandinav, ish-shtëpi e vikingëve, njerëzit mund të përdorin detektorët e tyre pothuajse kudo, me kusht që të kenë lejen e pronarit të tokës dhe të mos gërmojnë përtej shtresës së sipërme të saj. Çdo zbulim që duket antik duhet t’i dorëzohet muzeut lokal, i cili bën vlerësimin fillestar përpara se t`ia kalojë muzeut kombëtar që përcakton dhe shpërblimin e bërë, sipas rastit.
Top Channel