Një djalë 10-vjeçar raportohet se është sulmuar seksualisht në shkallët e stacionit të metrosë Leicester Square në Londër, para nënës së tij të tronditur.
Djali raportohet se ishte duke ecur me nënën e tij në stacionin qendror që është shpesh i mbushur me turistë e udhëtarë, kur burri e kapi nga prapa në të pasme teksa fëmija ngjiste shkallët e metrosë.
Nëna e djalit kishte reaguar duke e ndjekur por i dyshuari u largua dhe ajo nuk mundi ta kapte, tha policia.
Policia ka publikuar pamjet e të dyshuarit për sulmin e padëgjuar të një jave më parë, të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Policia tha: “A e njihni këtë njeri? Oficerët po hetojnë një sulm seksual ndaj një minoreni në stacionin e metrosë Leicester Square në Londër dhe imazhi është i të dyshuarit”.
“Oficerët besojnë se burri në foto mund të ndihmojë me hetimet, nëse e njihni atë kontaktoni me autoritetet sipas numrave te dhene”.
Në stacionet qendrore të metropolit anglez janë raportuar shpesh sulme seksuale kryesisht ndaj femrave vitet e fundit, dhe megjithë masat e supozuara të sigurisë autorët e abuzimeve shpesh nuk janë identifikuar nga autoritetet.
Top Channel