Zbardhen 6 vjedhje në Shëngjin dhe Lezhë/ Në pranga tre persona, ndiqen penalisht 4 të tjerë (Emrat)

10/03/2023 12:36
Foto Ilustruese

Gjashtë vjedhje të ndodhura këtë javë në Shëngjin dhe në Lezhë janë zbardhur nga policia, duke çuar në pranga tre persona.

Për vjedhjet, u kapën dhe u vunë në pranga: Mikel Pjetrushaj, 21 vjeç, Erlis Marku, 35 vjeç dhe Erjon Aliaj ( Dodaj), 36 vjeç, të tre banues në Shëngjin, me precedentë të mëparshëm, po për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Shëngjini” rezultoi se 3 personat e lartëpërmendur, më datë 5 mars, pasi kanë thyer xhamin e një automjeti në Lezhë, kanë vjedhur sendet personale që ndodheshin në të, si dhe se më datat 8 dhe 9 mars kanë vjedhur pajisje në 4 lokale të ndryshme dhe në një banesë, në Shëngjin.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. V., 50 vjeç, banues në Shkodër, A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 59 vjeç banues në Tiranë dhe R. B., 34 vjeç, banues në Shëngjin.

Duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasve të arrestuar, ata nuk kallëzonin, si dhe përfitonin sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtyre vjedhjeve, si dhe pajisje të ndryshme të dyshuara të vjedhura që janë gjetur si rezultat i kontrolleve në banesat e 4 shtetasve të proceduar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA