Trump do të publikojë librin e korrespondencave me figurat botërore, përfshi ato me Kim Jong-un dhe Oprah Winfrey (fotot)

10/03/2023 18:07
Në letrën për Oprah Winfrey, e dërguar në vitin 2000, Trump shkruante: “Gjynah që nuk po kandidojmë sivjet. Kishim një grup shumë të mirë!”

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka njoftuar ende një marrëveshje për publikimin e një libri për kohën e qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, por do të botojë një libër të dytë post-presidencial muajin që vjen, ku sipas raportimeve do të publikohen mes të tjerave, dhe korrespondenca me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas rrjetit Axios, i cili raportoi i pari lajmin, në kapitullin ‘Letrat e Trump’ do të gjenden 150 letra private të shkruara gjatë afro 40 vjetëve, nga figura mes të cilave përfshihen Richard Nixon, Oprah Winfrey apo Hillary Clinton.

Zhvililmi vjen teksa korrespondenca e Trump me Kim, lideri i vendit kundërshtar bërthamor i SHBA sipas raportimeve, ka qenë objekt spekulimesh të shumta.

Në vitin 2018, Trump tha në një miting në Virginia se ai e Kim ishin “në fillim shumë të ashpër … por më pas ramë në dashuri, OK? E kam me të vërtetë – ai më ka shkruar letra shumë të bukura, shumë të mira”.

Por më tej letrat e Kim nisën t’i hapnin atij telashe pasi u zbulua se ishin pjesë e materialeve zyrtare që ai kishte marrë me vete në vilën private në Maralago në Florida pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.

Sipas rrjetit Axios, në letrën për Oprah Winfrey, e dërguar në vitin 2000, Trump shkruante: “Gjynah që nuk po kandidojmë sivjet. Kishim një grup shumë të mirë!”

Ndërsa Winfrey thotë se komplimentet e Trump “e kishin emocionuar”, ndërsa komentonte: “Është diçka tjetër kur përpiqesh të jesh integral, dhe tjetër kur përpiqesh që të tjerët ta dallojnë këtë”.

Ndërsa Trump, sipas Axios, i përgjigjet: “Për fat të keq sapo më shpallën kandidat për president [me republikanët në 2015], ajo nuk më foli më kurrë.”

Libri i ri do të publikohet më 25 prill nga e njëjta shtëpi botuese që botoi librin kur Trump ishte president.

Por kësaj radhe do të jetë pak më shtrenjt teksa nje kopje do të kushtojë nga $99, deri në $399 për një kopje me autograf.

Sipas rrjetit Axios, korrespondencat aty do të përfshijnë emra si “Ronald Reagan, Bill Clinton, Princesha Diana, Ted Kennedy, Mario Cuomo, Arnold Palmer, Jay Leno, Liza Minnelli, Regis Philbin dhe të tjerë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA