Sulmi në Hamburg të Gjermanisë, dëshmitari: Kuptova që dikush po gjuante me armë

10/03/2023 17:15

Kalimi i orëve pas sulmit tragjik, i cili shkaktoi tetë viktima në Hamburg të Gjermanisë, ka nxjerrë në pah disa pamje të reja të bëra nga dëshmitarët.

Pas një natë të gjatë terrori, dëshmitari Gregor Miesbach ka zbuluar disa detaje nga ajo që përjetoi gjatë sulmit me armë në një kishë të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

“Po filmoja me celular dhe vetëm nga zmadhimi kuptova se dikush po qëllonte mbi Dëshmitarët e Jehovait”, deklaroi Gregor Miesbach-dëshmitar.

Policia gjermane ka deklaruar se agresori mendohet të ketë humbur jetën dhe vetë, ndërsa deri më tani dyshohet se ka vepruar i vetëm.

Në lidhje me këtë situatë reagoi në Twitter edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili shprehet nata ka qenë e vështirë.

“Disa anëtarë të komunitetit Jehova dje në mbrëmje janë bërë viktimë e një akti brutal të dhunës, mendimet e mia janë tek ata dhe të afërmit, si dhe tek forcat e sigurisë dhe shpëtimit që kanë kaluar një natë të vështirë”, shkruan Olaf Scholz.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i vrasjeve, por sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë ngjarja kategorizohet si sulm amok. Hetimet po vazhdojnë, por deri më tani nuk dihen më shumë detaje rreth sulmit tragjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA