Shpërthen një granatë dore në oborrin e shtëpisë në Bulgarec të Korçës, shkak dyshohet një konflikt familjar
10/03/2023 10:02
Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banese në fshatin Bulgarec.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa autori nuk dihet. Banesa ishte e braktisur pasi pronarët e shtëpisë nuk jetojnë më.
Eqerem Leshnja, kushëriri i parë i pronarit pohon se për pronën ka një konflikt familjar, mosmarrëveshje pasi kërkojnë pjesë motrat.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit dhe është hera e dytë që ndodh.
“Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.
Top Channel