Gjykata e Fierit ka vendosur arrest shtëpie  për 33-vjeçaren Arenarda Asllani që goditi me thikë bashkëjetuesin e saj në 8 mars në lagjen “Liri”.

Trupi gjykues i kësaj çështjeje me prokuror Petrit Vukaj dhe Gjyqtare Ejona Lazellari, në përfundim të shqyrtimit të rrethanave të ngjarjes dhe kushteve me 3 fëmijë të mitur të 33-vjeçares, kanë vendosur për të masën e vlerësimit “Arrest shtëpie”.

33-vjecarja Arinarda Asllani , nënë e 3 fëmijëve plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç me inicialet A.J.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të këtij 8 marsi në lagjen ‘Liri’ në Fier.

Ky i fundit shkoi në gjendje të dehur në banesën e saj dhe pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe me pas gruaja e ka goditur me mjete prerës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA