“Ishte e frikshme, është bërë dëm kolosal”, dëshmitë e fqinjve nga shpërthimi i tritolit

10/03/2023 10:22

Komshinjtë janë shprehur të frikësuar nga shpërthimi i tritolit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.

“Shumë e frikshme, ishin në gjumë, u dëgjua në maksimum, menduam se ishte tërmet, vetëm kur dolëm jashtë u mor vesh se ç’po ndodhte, çatia e prishur. Të gjithë kemi qenë në banesë, u tronditëm”, tha një tjetër fqinj.

Një sasi lënde plasëse është vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.

Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 3:30 të mëngjesit. Nga shpërthimi ka patur dëme të konsiderueshme në vilen tre katëshe, ku pjesa e përparme është totalisht e dëmtuar, gjithashtu ka pasur dëmtime dhe të banesave të tjera rreth saj.

Skënder Lika është babai i Llej Likës i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Pilot Roli në dhjetor të vitit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA