Guvernatori republikan thotë se krye-doktori Fauci ‘duhet të mbajë përgjegjësi për politikat gjatë Covid’ (fotot)

10/03/2023 21:42

Guvernatori amerikan i Florida, Ron DeSantis tha sot gjatë një takimi në Iowa se këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij gjatë pandemisë, dhe bashkë me elitarë të tjerë të japin llogari për teorinë e “daljes nga laboratori”.

“Ne e dimë sot,” tha 44-vjecari DeSantis, për të pranishmit në eventin në Davenport teksa promovonte librin e tij të ri “Kurajo për të qenë i lirë”, se “elita gaboi me mbylljet dhe karantinat; ata gabuan me maskat e detyruara; gabuan me mbylljen e shkollave; gabuan me mohimin e imunitetit natyral; gabuan për efikasitetin e vaksinave mRNA; dhe gabuan ose gënjyen me teorinë e daljes së virusit nga laboratori”.

“Ata thanë se është natyrale — ne e dimë se ai erdhi nga një laborator,” shtoi DeSantis, i cili bashkë me guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds.

“Dhe unë mendoj se këtu duhet të mbahet përgjegjësi. Fauci duhet të mbajë përgjegjësi, të gjitha agjencitë e përfshira, ashtu si dhe Partia Komuniste Kineze”.

DeSantis, i cili u bë i njohur për opozicionin e tij kunder maskave dhe vaksinimit të detyruar, si dhe me insistimin në mbajtjen hapur të shkollave e bizneseve, tha më tej se shtypi punonte “vetëm për të avancuar narrativën e njëanshme” prandaj asnjë nuk duhet të gënjehet se gazetarët  janë “raportues neutralë.”

Deklarata e guvernatorit të Florida për doktorin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, Fauci, i bënin jehonë atyre që ai bëri më herët në Fox News, ku De Santis tha më 28 shurt: “Ai duhet të mbajë përgjegjësi, dalja nga laboratori, maskat, ishin të gabuara, ai gaboi për vaksinat kur tha se nëse nuk e bëni, ju zë Covid, gaboi për dokumentet e vaksinimit.”

Ndërsa kur Fauci tha se në fund të vitit 2022 do të jepte dorëheqjen, De Santis tha: “Dikush ta kapë atë xhuxhmaxhuxhin e ta flakë në lumin Potomak”.

Udhëtimi i DeSantis në Iowa vjen pas disa republikanëve të tjerë që kandidojnë në zgjedhje si ish-presidenti Donald Trump, Mike Pence dhe ish-guvernatorja Nikki Haley.

Sipas një sondazhi të publikuar dje në Iowa, Trump e DeSantis kryesojnë në preferencat e 80% te personave që identifikohen si republikanë në këtë shtet, shkruan NewYorkPost.

FOTO GALERI
3/3
Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA