Anglia “paguan” Francën për gomonet/ Jep gjysmë miliard stërlina për të luftuar grupet kriminale

10/03/2023 19:24

Askush nuk e kishte menduar se Britania do të ishte aq bujare për të investuar shifrën astronomike të afro gjysmë miliardë stërlina për tre vitet e ardhshme për të inkurajuar Francën për të mos toleruara grupet kriminale ta përdorin Francën si trampolinë për kalimet ilegale me gomone të dhjetëra mijëra emigrantëve ilegal, mes tyre edhe 14 mijë shqiptare vitin e kaluar.

Pjesë e kësaj pakete të paprecedentë, këto shuma marramandëse, përveç 300 milionë të harxhuara deri më sot, do të përdoren për të investuar në Polici, teknologjinë dhe inteligjencën për të pakësuar numrin e emigranteve të ardhur me gomone.

Qindra oficerë francez te ligjzbatimit do të shtohen për të përdorur teknologjinë më të fundit. Për herë të parë, Britania do të financojë një qendër ndalimi në Francë për të rritur aftësinë e Francës, për t’u përballuar  me numrat e azilkërkuesve. Franca do të dedikojë një njësi policore të lëvizshme kundër gomoneve, dronë dhe avionë kundër trafikantëve, të cilëve Rishi Sunak iu referua atyre nga Ballkani, pa përmendur fjalën Shqipëri. Mbetet e paqartë për momentin nëse Franca do të pranojë emigrantët e ardhur, që duket e paimagjinueshme nga Franca.

300 milionë sterlinat e shpenzuara deri më tani, kane çuar në 46 mijë emigrantë ilegal në brigjet angleze, vitin e kaluar dhe mbetet të shihet gjatë verës nëse gjysmë miliaradët e akorduara për tre vitet e ardhshme do të arrijnë objektivat për të frenuar cunamin migrator nga Franca drejt brigjeve britanike, që këtë vit në muajt më të ftohtë ka shkuar në 3 mijë emigrantë të ardhur.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA