
SHBA/ Vrasja e tre vajzave nga babai i tyre, detaje të reja tronditëse: Ai i mbyti me një qese mbi kokë dhe ua lidhi duart
05/06 07:53
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit 2022, ku thuhet se pati rënie për -0.6%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2022.
Sipas ASK-së, rënie më të madhe kishte te: energjia -42.8% dhe materialet -0.3%.
“Ndërsa, rritje kishte te: makineritë (3.9%); kostot e tjera (1.4 %); dhe pagat (0.9%). Ndërkaq, krahasuar TM4 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 16.7%. Rritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti (40.4%); makineritë (17.8%); materialet (17.6%); kostot e tjera (12.5%); dhe pagat (9.6%). Ndërsa, rënie u vërejt te energjia (-15.2% )”, thuhet në njoftim.
Top Channel