Mbledhja e KQZ është përfshirë nga tensione gjatë diskutimit për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi: KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk është  që arsyeton se cili person është përfaqësues I një partie politike, nuk ka asnjë parashikim në kodin zgjedhor ku të përcaktohet se ku është kompetencë për të vendosur se cili është organi drejtues. Gjykata është institucioni tjetër që vendos se cili është organi drejtues i një partie politike.

Ndërhyn përfaqësuesi i Berishës: Nuk është gjykata që vendos, por merr dhe regjistron.

Celibashi: Unë kam vetëm një pyetje, a është komisioneri që vendos?

Përfaqësuesi i Berishës: Jo, por është ai organ që vendos.

Celibashi: KQZ nuk e vendos, mjafton kaq, jemi të gjithë dakord, nuk e vendos kqz se cili është drejtuesi i një partie politike.

Kaziaj: E vendos anëtarësia dhe kryetari kur jep dorëheqjen kur është akt i parevokueshëm.

Celibashi: Po  shqyrtojmë të dyja kërkesat, njëri këkron regjistrimin me kryetar Bashën dhe kryetar Berishën.

Celibashi: Pra të gjithë biem dakort që nuk është kqz që vendos kush është drejtues dhe përfaqësues i një partie. Ligji për partitë politike është caktuar qartë kush organi që vendos,  kjo do thotë që është gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata që përcakton kush është drejtues i një partie politike.

Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor.

Celibashi: Dhe sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim ligjor kërkoj që akti autorizues të jetë i qartë. Kush autorizon  është e qartë pasi të drejtën e ka zoti Basha. Nuk kemi paqartësi dhe në lidhje me personin që autorizohet pra me ju. Sipas dokumentit që keni paraqitur qartësia nuk është e plotë. Ju jeni autorizuar për të regjistruar PD në zgjedhjet e vitit 2023.  Dokumenti juaj ka mangësi qe lidhet me detyrimin e kryetarit të Partisë Demokratike për të na shkruar deklaratën nuk mund të delegohet në palë të treta. Kompetenca mund  të delegohet, përgjegjësia jo. Ndaj duke e konkluduar gjithë këtë arsyetim dhe premisa vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i kryetarit të PD Lulzim Basha kur kërkohet regjistrimi i PD si subjektet zgjedhore nuk është i plotë. Ndaj do ju jap 48 ore kohë për të bërë plotësimet e kërkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA