PSG mbylli edhe një tjetër sezon zhgënjyes sa i përket Champions League. Parizienët edhe pse u nisën si një prej skuadrave favorite për triumfin final, u dorëzuan në fazën e 1/8-tave përballë Bayern Munich me bavarezët që i mposhtën në të dyja ndeshjet.
Kritikat janë bërë edhe më të zhurmshme me të besuarit e trajnerit Christophe Galtier teksa në pesë nga gjashtë sezonet e fundit në Champions, francezët nuk kanë mundur të shkojnë përtej fazës së 1/8-tave.
Sipas asaj që raporton Opta, skuadra e PSG është e dyta në historinë e Champions League me më shumë ndeshje në këtë kompeticion, por pa mundur ta fitojë qoftë edhe njëherë trofeun. Deri më tani, PSG numëron 137 ndeshje (përfshirë edhe një finale) në Champions ndërsa në këtë aspekt më keq ka bërë vetëm Arsenali.
Topçinjtë kanë zhvilluar plot 177 ndeshje në Champions dhe po ashtu si PSG kanë luajtur vetëm një finale (në vitin 2006), por pa mundur të fitojnë. Kështu, statistikat nxjerrin zbuluar francezët që në vitet e fundit kanë investuar fuqishëm vetëm për të festuar në Europë, por që duket se për momentin festa duhet të shtyhet të paktën deri në sezonin e ardhshëm.
Top Channel