Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë deklaratës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që “kryeministri të mos bëjë gjykatësin”.
“Nëse do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që un të bëj gjykatësin”-tha Rama pak më parë pas mbledhjes së Kryesisë.
Çfarë ka deklaruar Ahmetaj?
“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje.Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt” – ishte deklarata e Arben Ahmetajt disa javë më parë.
Top Channel