Kina ka vjedhur teknologjinë ushtarake të SHBA për gjuajtësit e fundit J-20, thotë eksperti i Uashingtonit (fotot)

09/03/2023 17:36

Mediat amerikane thonin sot se Kina ka vjedhur teknologjinë ushtarake të SHBA për ndërtimin e gjuajtësve të teknologjisë së lartë, teksa ekspertët thonë se duhet bërë më shumë për mbrojtjen e informacionit të armatimeve për të ndaluar zhvillimet e mëdha të Pekinit në të ardhmen, sipas një eksperti qeveritar.

“Ajo që dimë është se prej përpjekjeve të spiunazhit, gjuajtësi i ri kinez J-20 është më i avancuar nga sa duhet të ishte, dhe kjo është diçka e rëndësishme,” tha ish-përfaqësuesi i Pentagonit, James Anderson në një intervistë për rrjetin ​ Fox News Digital .

“Ata kanë përfituar shumë nga vjedhja e informacionit gjatë viteve,” tha​ Anderson . “Dhe këtë e kanë vënë në veprim, duke krijuar një gjuajtës të avancuar të gjeneratës së pestë”, shtoi ai, duke iu referuar avionëve luftarakë anti-radar.

Por në fakt është e vështirë të përcaktohet një krahasim i saktë mes J-20 kundrejt gjuajtësit të fundit amerikan F-22 Raptor, nga i cili besohet se është vjedhur teknologjia, edhe pse ky i fundit nuk është tërësisht gati për luftim.

Pekini ka nisur zhvillimin e gjuajtësit të ri J-20 prej vitit 2008 pikërisht me qëllimin e konkurrimit me avionët amerikanë.

J-20 kreu fluturimin e tij të parë në 2011 dhe besohet se ka nisur shërbimin ushtarak prej vitit 2017.

Por prej vitit 2015 janë vërejtur ngjashmëri të shumta në aftësi mes avionit kinez dhe atij amerikan — aq sa në një artikull të rrjetit Associated Press thuhej se një pjesë e teknologjisë për Kinën, ka ardhur nga vetë SHBA.

Anderson shtoi për rrjetin Fox News se Kina përdor një seri teknikash spiunazhi, që prej atyre më klasike deri te ato më të ndërlikuarat, siç janë ato të spiunëve apo të dashurave të rreme, ose dhe rryshfetin për profesorët e universiteteve dhe zyrtarët e qeverisë rivale.

Ndërsa metodat më të avancuara janë ato të piraterisë kibernetike për vjedhjen e informacioneve ushtarake.

“Për fat të keq ata duket se kanë pasur sukses,” thotë Anderson duke shtuar se kjo “u ka kursyer atyre kohë e para, dhe duke rrezikuar jetën e pilotëve dhe ushtarakëve amerikanë në terren”.

FOTO GALERI
3/3
“Ata kanë përfituar shumë nga vjedhja e informacionit gjatë viteve,” tha James Anderson

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA