Japonia arreston ‘terroristët e sushi-t’ që njollosin traditën më të famshme kulinare të vendit (fotot)

09/03/2023 17:10

Autoritetet në Japoni janë vënë në lëvizje pas raportimeve për sjellje të qëllimshme anti-higjenike dhe njollosje të reputacionit të një prej traditave më të famshëm ushqimore të vendit.

Policia tha se ka bërë disa arrestime në lidhje me shkeljet të rënda në restorantet me pjatat levizese sushi ku persona dashakeq të njohur si “sushi terroristë” pështyjnë në shishet e përbashkëta të salcave apo në ushqimin e të tjerëve që kalon në shinat para tyre.

Rrjeti vendas Kyodo raportonte se tre persona që ishin pjesë e të njëjtit grup tallësish janë arrestuar për prishje të biznesit.

Fillimisht arrestimet besoheshin si klientë të dyshuar për sjellje ngacmuese dhe anti-higjenike në sektorin e restoranteve në Japoni”.

Por me sa duket krimi ishte i organizuar teksa një 21-vjeçar regjistrohej duke pirë nga një shishe e përbashkët salce soje në restorantin kaitenzushi të drejtuar nga Kura Sushi qytetin e Nagoya.

Ndërsa dy klientë të tjerë të rinj u arrestuan pas publikimit të një videoje ku fusnin në gojë shishen e salcës.

Kura Sushi tha se vlerësonte reagimin e shpejtë të policisë për veprimet që “thyenin besimin e krijuar me klientët, duke shpresuar që të parandalojë të tjerë të përfshihen në sjellje të tilla.”

Incidentet e shkeljes së higjenës janë regjistruar prej fillimit të vitit dhe burimi i tyre duket se janë tendenca të caktuara në rrjetet sociale, që po dëmtojnë seriozisht industrinë japoneze të restoranteve.

Kësaj jave restorantet Choshimaru në Tokio thanë se pas skandaleve do të ndalojnë lëvizjen e pjatave me rripa transmisioni para tavolinave të klientëve duke e bërë më të vështirë që të ngacmohet ushqimi i të tjerëve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA