Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel ka bërë sot botimin presidencial në Republikën CCeke, duke u bërë presidenti i katërt i vendit që prej pavarësisë në 1993.
Pavel fitoi me zgjedhje direkte në janar duke mundur ish-kryeministrin milioner Andrej Babis, në raundin e dytë.
Pavel zëvenëson kështu presidentin e vjetër ccek Milos Zeman, mandati dytë pesë-vjecar i të cilit skadon më 8 mars.
Ish-komandanti para-ushtarak në luftën serbo-kroate në vitet 1990, vjen në post me zotime për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe forcimit të lidhjeve me BE, NATO dhe SHBA.
“Në fitoren e vlerave, nuk ka as humbës as fitues. Ne jemi një komunitet që duhet të qëndrojmë bashkë,” tha Pavel duke u zotuar të vendosë rregull në vendin evropian me 10.5 milionë banorë.
I lindur në 1961, Pavel ka bërë si shkollë të mesme dhe universitet ushtarak në ish-CCekosllovakinë komuniste, të drejtuar nga Moska.
Ai u bë anëtar i partisë komuniste dhe nisi të ngjiste shpejt gradat e ushtrisë.
“Kam lindur në një familje ku anëtarësia në parti konsiderohej normale, nuk kisha njohuri të vlerësoja natyrën kriminale të regjimit”, justifikohej më herët Pavel për biografinë e tij.
Top Channel