8 marsi i mbushur me lule për gratë në Shqipëri, nuk duhet të zgjasë veç një ditë.

Në buqetën e dhuratave, gratë kërkojnë mbi të gjitha më shumë të drejta. Megjithatë, kjo luftë e vazhdueshme për barazi gjinore duket se nga viti në vit është në përparim. Zhurije Fjollën, sot në 56 vite jetë shikon ndryshimin mes periudhës së komunizmit dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare e forcimin e zërit të gruas.

“Në këtë 8 mars dua t’iu them grave shqiptare të jenë të zonjat e vetes e të kuptojnë rëndësinë e tyre në çdo ditë të jetës. Jeta të përball me shumë vështirësi ndaj duhet të jemi të forta dhe të mos nënshtrohemi”, tha Zhurije Fjolla.

Zhuria ka lindur në një kohë kur fjala e burrit ishte ligj dhe ku vajzat përgatiteshin për të nderuar familjen në shtëpinë e burrit.

“Më thoshte mamaja gjithmonë akoma ske mësuar bakllavanë… do shkosh te burri bobo”, tha ajo.

Ajo u martua në 99 dhe dy vite më pas u bë mamaja e një djali. Por martesa e saj nuk shkoi siç do dëshironte, ndaj Zhurija e detyruar mori vendimin me kurajo të divorcohej e të përballej me sfidat si nënë e vetme.

“8 vite kam që e rris vetëm djalin. Momenti më i vështirë ka qenë ndarja sepse djali ishte 12 vjeç, e duhet të punoja shumë që të rritej si gjithë të tjerët”, tregon ajo.

Zhurije Fjolla tregon se nuk është dorëzuar asnjëherë pavarësisht vështirësive, pasi forca e saj ishte fëmija. Sfidat e kanë bërë një grua më të fortë, duke punuar shumë për të siguruar jetesën, ndaj ajo mendon se të jesh grua në Shqipëri ende nuk është aq e lehtë se të jesh burrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA