Zgjedhjet e 14 majit/ Yuri Kim takoi drejtuesit e partive politike, reagon Ambasada Amerikane: Në përputhje me standardet ndërkombëtare

08/03/2023 18:15

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua me drejtuesit e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të ritreguar sërish rëndësinë e fushatës në mënyrë të rregullt.

Në postimin e hedhur në “Facebook” shkruhet se gjatë diskutimit u nënvizua rëndësia e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Kim rikujtoi raportet e mëparshme e ODIHR-it, ku më e fundit i përket përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, në të cilën rekomandohej:

– Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet.

– Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni.

– Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

– Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë.

Drejtuesit e partive konfirmuan gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidatët përkatës për t’u siguruar që ata përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e votuesve shqiptarë për kandidatë të pastër.

Ambasada rikonfirmoi edhe njëherë vijimin e punës me votuesit, autoritetet, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë: 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA