42 subjekte politike janë regjistruar dhe 4 komitete nismëtare që do të organizojnë punën për kandidatët e pavarur.
Sipas informacioneve, partitë e mëdha pritet të shqyrtohen nesër në mbledhjen e KQZ-së.
Njoftimi i plotë Tiranë më 08.03.2023
Zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023 – Regjistrohen 42 parti politike dhe 4 komitete nismëtare që do të organizojnë punën për kanidatët e pavarur
Në seancën e sotme publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi numrin e kandidatëve në listat shumemërore që duhet të paraqesin subjektet zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet e datës 14 maj 2023. Numri në listë i kandidatëve për anëtarë të këshillit për çdo bashki do të jetë:
1. Bashkia Kamëz 42 kandidatë
2. Bashkia Kavajë 32 kandidatë
3. Bashkia Rrogozhinë 22 kandidatë
4. Bashkia Tiranë 62 kandidatë
5. Bashkia Vorë 22 kandidatë
6. Bashkia Delvinë 16 kandidatë
7. Bashkia Finiq 22 kandidatë
8. Bashkia Himarë 22 kandidatë
9. Bashkia Vlorë 52 kandidatë
10. Bashkia Konispol 16 kandidatë
11. Bashkia Sarandë 32 kandidatë
12. Bashkia Selenicë 22 kandidatë
13. Bashkia Kuçovë 22 kandidatë
14. Bashkia Poliçan 16 kandidatë
15. Bashkia Skrapar 16 kandidatë
16. Bashkia Berat 32 kandidatë
17. Bashkia Dimal 22 gji
18. Bashkia Bulqizë 22 kandidatë
19. Bashkia Klos 22 kandidatë
20. Bashkia Dibër 32 kandidatë
21. Bashkia Mat 22 kandidatë
22. Bashkia Krujë 32 kandidatë
23. Bashkia Durrës 52 kandidatë
24. Bashkia Shijak 22 kandidatë
25. Bashkia Belsh 22 kandidatë
26. Bashkia Cërrik 22 kandidatë
27. Bashkia Gramsh 22 kandidatë
28. Bashkia Elbasan 52 kandidatë
29. Bashkia Librazhd 22 kandidatë
30. Bashkia Peqin 22 kandidatë
31. Bashkia Prrenjas 22 kandidatë
32. Bashkia Divjakë 32 kandidatë
33. Bashkia Lushnjë 42 kandidatë
34. Bashkia Mallakastër 22 kandidatë
35. Bashkia Fier 52 kandidatë
36. Bashkia Patos 22 kandidatë
37. Bashkia Roskovec 22 kandidatë
38. Bashkia Dropull 22 kandidatë
39. Bashkia Këlcyrë 16 kandidatë
40. Bashkia Gjirokastër 32 kandidatë
41. Bashkia Libohovë 16 kandidatë
42. Bashkia Memaliaj 16 kandidatë
43. Bashkia Përmet 16 kandidatë
44. Bashkia Tepelenë 16 kandidatë
45. Bashkia Devoll 22 kandidatë
46. Bashkia Kolonjë 16 kandidatë
47. Bashkia Korccë 42 kandidatë
48. Bashkia Maliq 32 kandidatë
49. Bashkia Pogradec 32 kandidatë
50. Bashkia Pustec 16 kandidatë
51. Bashkia Has 22 kandidatë
52. Bashkia Kukës 32 kandidatë
53. Bashkia Tropojë 22 kandidatë
54. Bashkia Kurbin 32 kandidatë
55. Bashkia Lezhë 42 kandidatë
56. Bashkia Mirditë 22 kandidatë
57. Bashkia Fushë-Arrëz 16 kandidatë
58. Bashkia Malësi e Madhe 32 kandidatë
59. Bashkia Pukë 16 kandidatë
60. Bashkia Shkodër 52 kandidatë
61. Bashkia Vau i Dejës 32 kandidatë
Sot, përfundoi procedimi administrativ për denoncime/indicie për mosraportim të veprimtarive, ndaj personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike.
Komisioneri vendosi moskonstatimin e shkeljes administrative për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, bashkitë Cërrik, Shkodër, Vlorë, Libohovë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dibër dhe Belsh dhe tërhoqi vëmendjen ndaj institucioneve publike për marrjen e masave të menjëhershme për raportimin e veprimtarive publike.
Vijoi hetimi administrativ në kuadër të denoncimeve/indicieve për mosraportimin e veprimtarive publike ndaj personave përgjegjës për institucionin e Prefektit të qarkut Gjirokastër/ Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bashkive Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Elbasan, Fier, Librazh, Bulqizë, Prrenjas, Roskovec.
Me kërkesë të organizatës “Qendresa Qytetare” u vendos shtyrja e seancës për denoncimin ndaj MShMS dhe me kërkesë të Bashkisë Gjirokastër u vendos shtyrja për denoncimin ndaj kësaj bashkie. Palët parashtruan pretendimet e tyre dhe në përfundim të hetimit, Komisioneri do të dalë me vendimmarrje.
Gjithshtu, u shpall vendimi për vlerësimin e raportimeve të veprimtarive publike të disa institucioneve për periudhën 17 – 23 shkurt 2023. Komisioneri vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ministrit të Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Bankës së Shqipërisë, Muzeut Historik Kombëtar, Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë, Agjencisë Kombëtare të Arsimit Formimit Profesional, Shërbimit të Provës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bashkitë Kurbin, Lezhë, Mat, Roskovec, Sarandë, Shkodër dhe Tepelene. Komisioneri tërhoqi vëmendjen ndaj bashkive Lezhë, Mat, Sarandë dhe Shërbimit të Provës për marrjen e masave të menjëhershme dhe të raportojnë veprimtaritë publike brenda afatit ligjor.
Seanca vijoi me vlerësimin e raportimeve të veprimtarive publike nga institucionet qendrore/vendore si dhe agjensitë publike për periudhën 24 shkurt – 2 mars 2023. Janë raportuar 319 veprimtari nga 72 institucuione, nga të cilat 57 veprimtari janë në shkelje të afatit ligjor për raportim. KQZ do të vijojë shqyrtimin administrativ për institucionet që janë konstatuar se kanë raportuar veprimtaritë publike në shkelje të afatit.
Sot, u shqyrtuan edhe kërkesat e partive politike dhe komiteteve nismëtare, për regjistrimin si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Komisioneri vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore:
1. “Partia Socialdemokrate”;
2. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;
3. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;
4. “Partia e Gjelbër”;
5. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”;
6. “Partia Ora e Shqipërisë”;
7. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
8. “Aleanca Arbnore Kombëtare”;
9. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”;
10. “Partia Emigracioni Shqiptar”;
11. “Partia Komuniste e Shqipërisë”;
12. “Partia Qytetare Shqiptare”;
13. “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA”;
14. “Partia Republikane Shqiptare”;
15. “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
16. “Partia Shqiptare Atdheu”;
17. “Partia Uniteti Kombëtar”;
18. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;
19. “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
20. “Lëvizja Punëtore Shqiptare”;
21. “Nisma Thurje”;
22. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
23. “Balli Kombëtar Demokrat”;
24. “Partia Konservatore”;
25. “Lëvizja e Re”;
26. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
27. “Aleanca Demokracia e Re”;
28. “Partia Balli Kombëtar”;
29. “Partia Demokracia Sociale”;;
30. “Personat me Aftësi të Kufizuar”;
31. “Aleanca Demokratike Shqiptare”;
32. “Lëvizja e Legalitetit”;
33. “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”;
34. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”;
35. “Bashkimi Liberal Demokrat”;
36. “Ardhmëria Shqiptare”;
37. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
38. “Partia Fryma e Re Demokratike”;
39. “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”;
40. “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
41. “Fronti i Majtë”;
42. “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
43. Komiteti Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Eduart Muhamet Nallbani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë;
44. Komiteti Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljan Gjergji Nastu, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Korçë;
45. Komiteti Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Ismail Bujar Jakupi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Durrës;
46. Komiteti Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Korçë.
Top Channel