Stjuardesa e ‘British Airways’ përdhunohet nga bashkëkombasi gjatë ndalesës në Barbados (fotot)

08/03/2023 15:27

Një stjuardesë e linjave britanike British Airways akuzon se është përdhunuar gjatë ndalesës së fluturimit në ishullin e Barbados, shkruan rrjeti vendas MailOnline.

Gruaja kishte kaluar mbrëmjen me anëtarët e ekuipazhit në një bar ne ishullin piktoresk të Karaibeve, kur një burrë të cilin ajo e njihte ishte bashkuar me grupin, dhe më vonë sipas raportimeve ajo e kishte ftuar në dhomën e saj të hotelit.

Por pasi kishin shkuar në dhomë, ai e kishte përdhunuar, sipas deklaratës së stjuardesës në policinë vendase. Kjo e fundit tha se po hetonte “aktivisht” akuzat, dhe se sulmuesi tashmë përballet me arrestimin.

Prej çështjes, fluturimi i kthimit drejt aeroportit Heathrow në Londër nga Barbados, ishte shtyrë me 14 orë.

Një zëdhënës i policisë së Barbados tha se po kërkohej autori i ngjarjes, i cili besohet se është një britanik që jeton në ishull.

“Ne e njohim identitetin e burrit dhe vendin ku jeton por nuk ishte aty. Jemi një ishull i vogël dhe besoj se do ta gjejmë shpejt. Ai është i bardhë dhe bie në sy, besoj se është dhe ai britnaik”.

Zyrtarët në Barbados Police thanë se kishin marrë në pyetje gjithashtu një person interesi në lidhje me çështjen.

Dukë përshkruar ngjarjet që çuan në incidentin e muajit të kaluar, një tjetër anëtar ekuipazhi i linjave BA tha se grupi ishin duke pirë në një bar karaoke.

Më pas me ta ishte bashkuar burri që është në kërkim.

Policia tha: “Ajo tha në deklaratë se e njihte personin e kërkuar. E kishte ftuar atë në dhomën e hotelit por ajo që ndodhi më pas nuk kishte qenë konsensuale. Ka akuza përdhunimi. Ne po e trajtojmë shumë seriozisht çështjen dhe po kërkojmë arrestimin”.

Një burim nga ekuipazhi i BA ta se grupi kishte shijuar mbrëmjen me karaoke në një bar pranë hotelit të tyre me pesë yje, para se të ktheheshin në dhomat e tyre.

Kur policia erdhi në hotelin e luksit, kishin gjetur gruan që po ngushëllohej nga koleget e saj.

Pilotët dhe anëtarët e stafit të linjave British Airways këshillohen të mos ftojnë të tjerë në dhomat e hotelit gjatë ndalesave të fluturimve.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Kjo është tashmë një çështje e policisë dhe ne po ngushëllojmë koleget tanë për momentin”.

FOTO GALERI
1/3
Një stjuardesë e linjave britanike British Airways akuzon se është përdhunuar gjatë ndalesës së fluturimit në ishullin e Barbados, nga nje burrë qe ftoi ne dhomën e hotelit.

Top Channel