Spanjollët marshojnë në Madrid për Ditën Ndërkombëtare të Grave (fotot)

08/03/2023 21:31

Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Madrid për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, në një nga vendet e konsideruara si kryesore për të drejtat e grave në Evropë.

Gjithashtu mijëra studente dolën në rrugët e Barcelonës me pankarta për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të gjinisë femërore.

Nëna e të reja dolën sot në rrugë në dhjetra vende për të sensibilizuar ndaj të drejtave të tyre që me sa duket janë gjithnjë e më shumë nën objektiv, në disa vende.

Në Afganistan, një nga vendet e konsideruara nga më kufizueset në botë për të drejtat e grave, rrjeti AFP tha se disa dhjetra gra po mbanin një protestë të rrallë në kryeqytetin Kabul.

Qindra gra protestuan gjithashtu në Pakistan, megjithë përpjekjet e autoriteteve për t’i bllokuar, me argumentin e sloganeve të tyre mbi subjekte si ngacmimet seksuale apo me referencat gjinore.

Mësuesja Rabail Akhtar, iu bashkua protestës në rajonin pakistanez të Lahore, teksa tha se kërkonte “që gratë të kenë sigurinë të flasin e të kerkojne të drejtat e tyre”.

Grumbullime iu mbajtën në Turqi, Tailandë e Indonezi ku gratë kërkonin respekt dhe fund të dhunës gjinore që i ka parë shpesh ato objekt të abuzimit.

FOTO GALERI
3/3
Gjithashtu mijëra studente dolën në rrugët e Barcelonës me pankarta për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të gjinisë femërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA